De Biazi e Duka flasin pas shortit: Cilat janë favoritet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2015 | 20:51

De Biazi e Duka flasin pas shortit: Cilat janë favoritet

UPDATE/ Pak kohë pas hedhjes së shortit të “Euro 2016”, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani de Biazi, e cilësoi Francën si skuadrën më favorite, ndërsa theksoi se Shqipëria ka shanse për t’u kualifikuar në këtë kompeticion.

12391265_1044342908920600_7376040656700466561_nSipas gazetës franceze “Le Figaro”, De Biazi ka thënë se është i shqetësuar për Francën, pasi është vendi organizator, ndërsa shtoi se Shqipëria shkon pa shumë presione në këtë eveniment.

“Franca është pa dyshim favorite për të fituar titullin dhe kjo do të jetë e vështirë për ne, sepse është edhe vendi pritës. Rumania dhe Zvicra (dy kundërshtarët e tjerë në Grupin A), janë ekipe cilësore. Ne do të bëjmë çmos për të arritur kualifikimin tonë. Forca jonë është grupi dhe fakti që nuk kemi presion.

Lojtarët janë shumë krenar që marrin pjesë në këtë Europian dhe do t’i duhet të vënë të gjithë fuqinë e tyre, vendosmërinë në këtë betejë. Une mendoj se ne kemi një shans për t’u kualifikuar. Asgjë nuk është e pamundur”,-ka thënë De Biazi.

 

Untitled-16

 

Komente pas shortit erdhën edhe nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ky i fundit tha se nuk do të dëshironte që të ndeshjen e parë Shqipëria të përballej me Zvicrën, por shtoi se ai ishte shorti dhe skuadra duhet të përgatitet pasi të gjitha ekipet janë të forta.

“Realisht nuk do ta dëshiroja ndeshjen e parë me Zvicrën, por pak më vonë. Do më pëlqente më tepër përplasja e parë me Francën, ndërsa me Zvicrën do të jetë një betejë e hapur. Por, ky është shorti, ne do të përgatitemi të bëjmë më të mirën për ta kaluar grupin. Personalisht ishte shumë i kënaqur që shihja vajzën me flamurin e Shqipërisë që kërcente në skenë, por që Shqipëria është mes më të mirëve të Europës. Por, nuk mund të kënaqemi me kaq. Janë të gjitha skuadra që mund të humbësh apo të fitosh. Po ti zgjidhja me dorë, ndoshta do të preferoja një ekip tjetër, jo Zvicrën”,- deklaroi Duka për mediat shqiptare.

12366774_10205010203726508_479103483_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"