De Biazi duke drejtuar Rashicën? Ish-trajneri i Shqipërisë, mes emrave për stolin e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2021 | 17:34

De Biazi duke drejtuar Rashicën? Ish-trajneri i Shqipërisë, mes emrave për stolin e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës është zyrtarisht pa trajner. Federata e Futbollit e Kosovës, pas humbjes së mbrëmshme ndaj Gjeorgjisë, shkarkoi teknikun Bernard Shaland, duke menduar se cikli i tij në drejtimin e “Dardanëve” ka përfunduar. Nuk ka vonuar shumë dhe në mediat kosovare kanë filluar të qarkullojnë emrat për trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e saj e padyshim që nuk pritet të jetë vendas.

kosova

 

Sipas “Gazeta Express”, tre janë emrat e parë që po merren në shqyrtim në bazë të propozimeve nga menaxherë të ndryshëm. I pari, ai që tërheq më shumë drejtuesit, është gjermani i njohur Feliks Magath, me një karrierë të suksesshme sidomos në klube. Më pas, në listë është edhe Valter Zenga, ish-portieri italian i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë kryesisht në Azi dhe më pak në Itali si dhe Roberto Karlos, i cili ka më pak eksperiencë në drejtim nga të tre.

kandidatet

Ndërkohë, sipas “Gazeta Sheshi”, Xhani De Biazi është ndër kandidaturat kryesore për të marrë drejtimin e “Dardanëve”. Aventurës së tij në Azerbajxhan po i vjen fundi pasi rezultatet nuk kanë qenë të priturat e si rrjedhojë, Kosova ka bërë hapa para në bisedimet me të, për ta bindur që të marrë drejtimin e ekipit në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"