De Biazi bëhet nostalgjik për EURO 2016: Futbollistët ndihmonin njëri-tjetrin brenda dhe jashtë fushe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 18:21

De Biazi bëhet nostalgjik për EURO 2016: Futbollistët ndihmonin njëri-tjetrin brenda dhe jashtë fushe

Xhani De Biazi ka folur sërish për kualifikimin historik të Shqipërisë në kampionatin europian të 2016 në Francë.

shqiperia euro 2016

Në një intervistë për “casanapoli.net”, ish-trajneri i Shqipërisë foli dhe për kapitenin e kombëtares dhe futbollistin e Napolit Elseid Hysaj, duke e konsideruar njërin prej futbollistëve më të mirë të Napolit.

Në lidhje me fushatën historike të kualifikimit në EURO 2016, De Biazi zbulon për median italiane se të gjithë futbollistët e grumbulluar në atë kohë ishin të gatshëm të ndihmonin njëri-tjetrin brenda dhe jashtë fushe. Ish-trajneri i Torinos dhe Alaveshit shtoi se i përzgjodhi futbollistët në varësi të kondicionit fizik dhe teknik.

“Hysaj – Ai është njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm te Napoli. Nuk do ta konsideroja më të rëndësishmin sepse nuk dua të bëj krahasimi.

hysaj

Shqipëria në EURO 2016 – Futbollistët ndihmonin njëri-tjetrin brenda dhe jashtë fushe. Nuk e rëndësishme se kush do të luantë apo jo. Unë i kam përzgjedhur futbollistët në varësi të kondicionit më të mirë për momentin. Realizuam diçka unike duke u kualifikuar për në EURO 2016 me një grup shumë të vështirë”, u shpreh ish-trajneri i Shqipërisë Xhani De Biazi.

Switzerland's Granit Xhaka, left, talks with his brother, Albania's Taulant Xhaka, and Albania's Amir Abrashi, right, at the end of the Euro 2016 Group A soccer match between Albania and Switzerland, at the Bollaert stadium in Lens, France, Saturday, June 11, 2016. (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"