De Biasi gati t’i japë fund papunësisë, ish-teknikut kuqezi i ofrohet drejtimi i kombëtares së njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 23:45

De Biasi gati t’i japë fund papunësisë, ish-teknikut kuqezi i ofrohet drejtimi i kombëtares së njohur

Xhani De Biasi është gati t’i japë fund papunësisë, teksa i është ofruar drejtimi i skuadrës së Iranit.De-Biasi

Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur italian Xhanluka Di Marcio, federata e futbollit të Iranit ka zgjedhur ish-trajnerin e Shqipërisë, për t’i besuar drejtimin e skuadrës.

Thuhet se iranianët i kanë ofruar teknikut italian një kontratë 2.5 vite, deri në botërorin e Katarit.

Një mundësi e mirë për De Biasin, i cili ende nuk ka kthyer përgjigje për këtë propozim të marrë dhe pritet të kthejë një përgjigje në 48 orët e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"