Data për gjyqin e çështjes “Çinari”/ Përveç zhbllokimit të merkatos, Partizani do të kërkojë në KAS edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 13:15

Data për gjyqin e çështjes “Çinari”/ Përveç zhbllokimit të merkatos, Partizani do të kërkojë në KAS edhe…

Partizani ka marrë një lajm të mirë dje, pasi KASi i Lozanës ka përcaktuar datën e gjyqit, ku të kuqtë kanë paditur kroatët e Istras, FIFA-n, Vllazninë dhe lojtarin e tyre, Erald Çinari, për dënimin që kanë marrë në korrik dhe bllokimin e merkatos për dy sesione.

cinari

KAS-i ka përditësuar kalendarin e çështjeve që janë gati për gjykim dhe padia katërshe që ka ngritur Partizani do të merret në shqyrtim më 15 dhjetor të këtij viti. Njëkohësisht dhe paralelisht me këtë proces do të zhvillohet edhe gjyqi tjetër i cili ka të bëjë me padinë që sulmuesi i Partizanit ka ngritur ndaj kroatëve të Istras për federimin e verës së 2018- ës.

Ishin kroatët ata që e paditën Partizanin dhe Çinarin për federimin e tij me të kuqtë dhe FIFA ia pranoi pjesërisht kërkesën duke detyruar të kuqtë dhe lojtarin që të paguajnë një gjobë prej 83 mijë e 150 eurosh, plus lojtari u dënua me 4 muaj pezullim dhe klubit kryeqytetas iu hoq e drejta për të bërë merkato në hyrje në dy sesione radhazi.

Nëse Partizani del fitimtar në këtë proces, i bie që të bëjë merkato në janar. Përpos kësaj, Partizani pretendon edhe dëmshpërblim ndaj palëve të cilat e kanë përfshirë në këtë çështje, pasi për “demat” proceduara e tyre për federimin e Çinarit ka qenë e rregullt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"