Dashuria për Herri Kejnin, Poçetino: Gruaja ime është xheloze

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 28, 2017 | 12:02

Dashuria për Herri Kejnin, Poçetino: Gruaja ime është xheloze

Mauricio Poçetino pranoi pas fitores 0-3 në Nikosia se ai e dashuron Herri Kejnin aq shumë sa gruaja e tij ka nisur të bëhet xheloze. Sulmuesi i Totenhemit shënoi tripletën që vulosi fitoren e dytë të anglezëve në grupet e Champions-it. Tre golat e shënuar me të majtën, të djathtën…

Mauricio Poçetino pranoi pas fitores 0-3 në Nikosia se ai e dashuron Herri Kejnin aq shumë sa gruaja e tij ka nisur të bëhet xheloze. Sulmuesi i Totenhemit shënoi tripletën që vulosi fitoren e dytë të anglezëve në grupet e Champions-it.

Kejn dhe Poketino

Tre golat e shënuar me të majtën, të djathtën dhe me kokë nga sulmuesi 24-vjeçar, regjistruan tregolëshin e parë të tij në Champions dhe të 9-in me Spërsat që komandojnë Grupin H bashkë me Realin. Anglezi vjen në një formë të shkëlqyer (11 gola në 7 ndeshjet e fundit) ka shënuar më shumë se çdo sulmues tjetër në Europë në vitin 2017 (34 gola në 30 ndeshje).

Trajneri argjentinas ia shprehu dashurinë e tij yllit të skuadrës fillimisht pas dopietës që ai shënoi në derbin ndaj Uest Hemit, por në Nikosia e përsëriti: “Tani gruaja ime është xheloze, por edhe gruaja e tij. Mendoj se është i pabesueshëm. Ai është një vrasës serial përpara porte. Ka diçka speciale, prandaj është një prej më të mirëve”.






www.minuta90.com