“Dashuria” nuk ka mbaruar, Devolli rikthehet trajner i Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2017 | 20:51

“Dashuria” nuk ka mbaruar, Devolli rikthehet trajner i Bylisit

Bledar Devolli do të jetë trajneri i ri i Bylisit. Tekniku gjirokastrit që drejtoi skuadrën në ndeshjen e fundit të kampionatit të kaluar ndaj Lushnjës, ka fituar besimin e drejtuesve për të qëndruar në krye të ekipit edhe në kampionatin e ri. Prezantimi i Devollit do të bëhet të hënën, kur edhe do të nisë fazën përgatitore skuadra.

Bledar Devolli

Për sa i përket ekipit, Bylis do ta nisë me lojtarët që kanë qenë në organikë në sezonin e shkuar. Dramolli, Bregasi, P.Fejzaj, Kodheli, Sinaj e Mehmetaj apo dhe Saliaj e Amar Kapllanaj do të jenë pjesë e ekipit. Kurse nga lojtarët pak më të pjekur rikthehen nga huazimet Buzi, Dhrami, Hysko, Zisi e ndonjë tjetër.

bylis

Pa harruar edhe sulmuesin e ri, Kleo Fejzaj, që ka qenë pjesë e Tepelenës. Këta lojtarë do të jenë të hënën në Ballsh, ashtu si dhe ata më cilësorët, si Kolgegaj, Çukuka e Ntephe apo dhe Nertil Hoxhaj.

devolli

Bylisi e ka bazën gati dhe, siç ka theksuar presidenca, do të ndërtohet një ekip me talente dhe do të afirmohen e pse jo për t’u shitur siç edhe ka ndodhur më parë me shumë lojtarë, si Arbëri, Frashëri, Olainka, Hoxhaj e shumë të tjerë. Presidenca ballshiote u bën ftesë lojtarëve, të cilët kanë dëshirë të bëhen pjesë e Bylisit, sidomos mallakastriotët, që të afrohen në ekip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"