Dashuri, tradhëti, ndarje dhe ribashkim/ Vijon telenovela “Ikardi-Uanda Nara”, modelja shoqëron futbollistin në stërvitje. Kushtet që çifti i ka vendosur njëri tjetrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2021 | 23:25

Dashuri, tradhëti, ndarje dhe ribashkim/ Vijon telenovela “Ikardi-Uanda Nara”, modelja shoqëron futbollistin në stërvitje. Kushtet që çifti i ka vendosur njëri tjetrit

Dashuri, tradhëti, ndarje, ribashkim me kushte, gjithçka po ndodh midis çiftit Uanda Nara dhe Mauro Icardit, Më një telenovelë që vetëm vijon në serinë e radhës ditët e fundit.

IC

Çdo ditë mediat e huaja publikojnë dëshmi dhe fakte të reja nga tradhtia e Ikardit me aktoren e njohur argjentinase Eugenia Suarez. Edhe pse Ikardi vazhdon të tregojë shenja të një pajtimi, Wanda nga ky drejtim është më e rezervuar dhe nuk e ka falur plotësisht bashkëshortin.

Ikardi është rikthyer në stërvitje me PSG-në pasi ka munguar dy ditë pune dhe në ndeshjen kundër Lajpcigut në Ligën e Kampionëve.

“Los Angeles de La Manana” ka raportuar se vetë Ëanda e çoi Ikardin në stërvitjen e PSG-së, megjithëse mbetet e panjohur nëse sulmuesi do të jetë i pranishëm në ndeshjen e tyre të ardhshme kundër Marsejës.
“Ata kanë filluar të flasin”, tha Janina Latorre në emision. “Ajo e solli atë në stërvitje sot, por ai i dha kushtet në të cilat do të kthehej në punë”, theksoi tutje.

“Ajo dëshiron që të dy të fshijnë llogaritë e tyre në Instagram, por të postojë një fotografi të çiftit dhe familjes përpara se ta bëjë këtë. Në këmbim, ai duhet t’i premtojë asaj besnikëri të përjetshme”, shtoi ai.

“Uanda nuk dëshiron të punojë më si influencuese dhe ai nuk dëshiron që ajo të udhëtojë vetëm në aeroplan privat”, shtoi burimi.

Wanda është gjithashtu agjente e Ikardit dhe motra e saj, Zaira, ka thënë se gruaja e lojtarit është e indinjuar me kërkesat e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"