Darkoi në restorant me deputetin e PD-së, Ilda Bejleri sqaron lidhjen miqësore me të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2017 | 17:16

Darkoi në restorant me deputetin e PD-së, Ilda Bejleri sqaron lidhjen miqësore me të

Ilda Bejleri është një nga femrat më të bukura dhe shpeshherë të komentuara për fotografitë e nxehta dhe hijeshinë e saj , për më tepër edhe për faktin se puna e saj lidhet me një terren tërësisht mashkullor, siç është futbolli.

Ilda

Pak kohë më parë , në festën e 20 vjetorit të Opinion, Ilda qe fotografuar me deputetin e PD-së Klevis Balliu duke dalë nga ambientet e një prej restoranteve në Tiranë.

Ilda Bejleri dhe Klevis Balliu

Sot, e ftuar në “Pop Culture”, emisionin e “Top Channel”, lidhur me aludimet mbi një lidhje të mundshme mes të dyve, është shprehur se ajo dhe Klevisi janë shumë miq: “Unë Klevisin e kam mik. Besoj që mund të hamë darkë me miqtë…”, – tha ajo me të qeshur, pasi pa edhe fotot që ishin postuar në portale.

Ilda Bejleri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"