Darkë jashtë hotelit, Kombëtarja relaks dhe harmoni para Andorrës

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 10:59

Kombetarja Legjionaret Të fundit

Darkë jashtë hotelit, Kombëtarja relaks dhe harmoni para Andorrës

Shqipëria ka nisur grumbullimin që pasditen e së dielës. Futbollistët që përfunduan aktivizimet e tyre me ekipet ditën e shtunë, kanë mbërritur në vendin tonë dhe janë paraqitur në hotel pasditen e ditës së diel. 

Kombetarja

Të hënën, bashkë me të fundit që u paraqit, Berat Gjimshitin, Kombëtarja ka nisur përgatitjet për përballjet ndaj Andorrës dhe skuadrës kampione të botës, Francës. Mirëpo, krahas seriozitetit, punës fizike dhe taktike në fushë apo edhe analizave të ndryshme në hotel, Kombëtarja ka zgjedhur që të mos jetë hermetike dhe me program tradicional grumbullimi.

aadd

DARKA 

Gazeta ka mësuar se mbrëmjen e djeshme, kuqezinjtë kanë vendosur që të darkojnë në një tjetër restorant në Durrës dhe jo në atë që u ofron hoteli ku qëndrojnë të grumbulluar. Kjo zgjedhje është bërë në mënyrë që skuadra të mund të relaksohet dhe, pse jo, të shijojë edhe ushqimet e detit, të porositura në ambientin e përzgjedhur për të darkuar. Një darkë me bazë peshkun e ka bërë edhe më të këndshme mbrëmjen e djeshme të kuqezinjve.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com