“Dardanët” përballen sot ndaj Gjeorgjisë, flet Shaland: Kemi shumë mungesa, Kosova për tri pikët e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2021 | 10:45

“Dardanët” përballen sot ndaj Gjeorgjisë, flet Shaland: Kemi shumë mungesa, Kosova për tri pikët e para

Kosova do të luajë sot në orën 18:00 në transfertë ndaj Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2020”. Para kësaj sfide, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland, u shpreh:

shaland 1

“Të dy ekipet jemi në kërkim të tri pikëve të para, pasi jemi në një grup të fortë me ekipe si Spanja, Suedia dhe Greqia. Mund të them që ne dhe Gjeorgjia kemi kualitet të përafërt.

Ne hyjmë në këtë ndeshje pas një forme jo edhe aq të mirë, por padyshim synojmë maksimumin ndaj Gjeorgjisë. Kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne dhe për vazhdimin në këto kualifikime.

Nuk jemi të lumtur që do të luajmë pa shikues. Futbolli pa shikues nuk është shumë emocionues, edhe për futbollistët nuk do të jetë e lehtë të luajnë në një stadium pa tifozë.

Ne jemi në një situatë të vështirë, kemi mungesa të shumta të lojtarëve, shkaku i lëndimeve. Disa lojtarë janë pa ekip dhe nuk kemi arritur t’i ftojmë, ndërsa disa të tjerë kanë probleme shëndetësore.

Kështu kemi vendosur të ftojmë disa emra të rinj dhe t’iu japim rastin futbollistëve të tjerë që të kemi më shumë opsione. Mungojnë Zeneli dhe Zhegrova, ku të dy janë operuar dhe nuk janë të gatshëm fizikisht për këtë duel.

Gjithashtu, na mungon edhe Idrizi, futbollist i Shalkes, ndërsa për shkak të situatës me COVID-19 në këtë duel do të na mungojë edhe Milot Rashica”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"