Dardanët kanë shansin e artë për të bërë histori, merret vendimi për tifozët në Maqedoni-Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 17:41

Dardanët kanë shansin e artë për të bërë histori, merret vendimi për tifozët në Maqedoni-Kosovë

Kosova ka shansin e artë për t’u kualifikuar në një kompeticion të rëndësishëm që me pjesmarrjen e parë, diçka që nuk është arritur kurrë më parë.

Broja Kosova

Në mënyrë që Kosova të arrijë këtë kualifikim historik, ajo duhet të mposhtë Maqedoninë e Veriut dhe fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi, ndeshje në kuadër të kompeticionit më të ri, Liga e Kombeve.

macedonia

Ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut luhet në stadiumin e kësaj të fundit, në datë 26 mars, dhe do të jetë pa tifozë ashtu siç njoftoi Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

Shumë shqiptarë të Kosovës kishin planifikuar të udhëtonin drejt vendit fqinj për të ndjekur nga afër skuadrën në këtë ndeshje të rëndësishme, duke përfituar dhe nga afërsia me Maqedoninë e Veriut, ndërkohë shumë shqiptarë të tjerë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut pritej të mbështesnin Kosovën.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"