Danimarka rrezikon dënimin, lojtarët bojkotojnë kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 12:46

Danimarka rrezikon dënimin, lojtarët bojkotojnë kombëtaren

Një konflikt i mirëfilltë interesash ka bërë që federata daneze të përballet me lojtarët (femra dhe meshkuj), e thirrur për të përfaqësuar kombin.

skysports-denmark-world-cup_4408904

Teksa krerët e futbollit danez mendojnë për të ndihmuar komunitetin, lojtarët pretendojnë të drejta imazhi, me konfliktin që në rast përshkallëzimi do të sillte një dënim nga UEFA. Sindikata e futbollistëve bën të ditur se faji është i krerëve, teksa lojtarët duhet thjesht të marrin frytet e punës.

Në një prononcim për mediat daneze, Eriksen u shpreh: “Kemi marrë vesh që Federata po përpiqet të na nxjerrë ne lojtarëve si të pangopur dhe që nuk mendojmë për asgjë tjetër, përveçse xhepit tonë, por jemi ne që çdo vit e nxjerrim me fitime Federatën. Është diçka e papranueshme të dëgjojmë këto akuza kundrejt nesh!”

Trajneri i përkohshëm Tomason është i detyruar të zgjedhë lojtarë nga 14 klubet e kampionatit danez, duke injoruar lojtarët që luajnë në ligat më të mëdha evropiane, për shkak të konflikteve që kanë këta të fundit me Federatën Daneze të Futbollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"