Danilo Alveshit i shtohet oreksi: Duam Europën dhe Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 14:24

Danilo Alveshit i shtohet oreksi: Duam Europën dhe Kupën

Ashtu siç edhe ndo dhi, sulmuesi i Flamurtarit, Danilo Alvesh, e kishte parashikuar të vështirë ndeshjen ndaj Lushnjës, ku vlonjatët arritën të siguronin një trepikësh me vlera. Në një prononcim për “Panorama Sport”, sulmuesi brazilian është shprehur:

mersini alvesh

“Jam shumë i kënaqur për fitoren në ndeshjen me Lushnjën. Ishte një takim shumë i vështirë për ne dhe ishim përgatitur për një gjë të tillë. Nuk e morëm fare parasysh faktin se Lushnja ishte në vendin e fundit, por hymë në këtë ndeshje me mendimin se takimi do të ishte shumë delikat dhe që duhet ta fitonim.

Në pjesën e parë e patëm të vështirë, ndërsa në pjesën e dytë u çliruam me golin e Bicajt e më pas goli im vulosi gjithçka. Ishte një tri pikësh shumë i rëndësishëm për ne. Tani na duhet që të shikojmë përpara, të bëjmë maksimumin dhe më të mirën për arritjen e objektivave që kemi”.

Remzi Sadiku dhe Danilo Alvesh

KONKURRENCA

Në vazhdim të deklaratës së tij, Alvesh shprehet se Flamurtari është një skuadër e fortë dhe ka konkurrencë të madhe për një vend në formacion. Ai flet dhe për objektivat, duke shtuar se sigurimi i një vendi në ndeshjet europiane dhe Kupa e Shqipërisë janë synimet e kuqezinjve në këtë sezon futbollistik.

“Unë jam këtu për të dhënë maksimumin tim. Kam shënuar në tri ndeshje dhe jam i lumtur për këtë. Një sulmues shikohet nga golat dhe është kënaqësi kur shënon, por më shumë kënaqësi është që me golat e tu ndihmon skuadrën. Në ekip kemi shumë konkurrencë.

alvesh-470x313

Grupi që kemi pasur ishte i fortë, por edhe blerjet e reja janë lojtarë profesionistë që e kanë rritur cilësinë në ekip. Secili bën punën e tij dhe është i dobishëm për skuadrën.

Që nga unë i pari, duhet që të punojmë më fort për të arritur objektivat që kemi. Duam që të jemi në Kupat e Europës këtë sezon dhe është një objektiv i arritshëm nga ana jonë. Jemi edhe në Kupën e Shqipërisë dhe dëshirë kemi që ta fitojmë edhe këtë trofe dhe t’i shkojmë deri në fund. Por, na duhet që ndeshjet t’i marrim hap pas hapi dhe të mos gabojmë”, u shpreh Alvesh.

alvesh bushic

TEUTA

Alvesh ndalet edhe te ndeshja që do të luhet me Teutën. Sulmuesi brazilian mendon se duhet fitorja e radhës, ndërsa parashikon një sfidë të vështirë.

“Ndeshja me Teutën është ndeshja e radhës për ne. Patjetër që duhet të bëjmë maksimumin tonë. Na duhet fitorja e radhës në këtë ndeshje. Do të bëjmë maksimumin tonë për të marrë tri pikët e radhës e për të vijuar serinë e rezultateve pozitive. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, pasi edhe Teuta ka objektivat e veta”, ka mbyllur Alvesh.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"