Danilo Alvesh shpërthen ndaj Duros: Unë heq dorë, trajneri të qëndrojë me skuadrën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 17:40

Danilo Alvesh shpërthen ndaj Duros: Unë heq dorë, trajneri të qëndrojë me skuadrën e tij

Sulmuesi brazilian i Flamurtarit, Danilo Alvesh, ka shpërthyer ndaj trajnerit Shpëtim Duro me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook. Ai nuk është i kënaqur nga kritikat e shpeshta publike që numri një i panikës lëshon në drejtim të tij, ndaj kërkon që të ulet në stol në rast se është problemi që skuadra nuk fiton.

danilo

Statusi i Danilo Alvesh

danilo1

Statusi i Danilo Alvesh

“Ne mund ta kishim fituar lojen dje, por per fat te keq patem nje barazim ne shtepi. Edhe nje here tjeter qe trajneri me fajeson mua. Mendoj se ai duhet te pranoje gabimet e tij si trajner, disa lojtare luajne jashte pozicionit. Skuadra nuk mund te shkembeje pozicionet midis mbrojtes dhe mesfushes per te hedhur topin ne sulm. Mund te them qe kisha mjaft gabime dje, por isha i vetmi lojtar qe me te shumten e kohes e vendosi topin ne toke per ta mbajtur ate, ndryshoi kalimet dhe provoi dicka ne fushe.

Trajneri nuk me ka qejf mua, ashtu sic nuk e kam une ate. Ne duhet te bejme me te miren per flamurtarin keshtu eshte e thjeshte, le te vendose nje lojtar tjeter ne loje.

Nuk eshte faji im per cdo gje qe shkon keq. Skuadra ka 11 lojtare dhe secili lojtar duhet te marre pergjegjesite e tij, vecanerisht trajneri.

Jam lodhur qe gjithmone eshte e njejta gje “Danilo Alves eshte problemi” , “Nuk jam i lumtur me Danilo Alves”. Nese nuk eshte i lumtur atehere le te vendose nje lojtar tjeter. Une heq dore dhe trajneri mund te qendroje me skuadren e tij.

Dua te le pergjigjjen time ketu sepse per cdo rezultat negativ tranjeri flet keq per mua neper gazeta.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"