Danilo Alvesh mbërrin në Vlorë, ndaj Skënderbeu sfidë speciale për dyshen Daja-Mema

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 15:03

Danilo Alvesh mbërrin në Vlorë, ndaj Skënderbeu sfidë speciale për dyshen Daja-Mema

Sulmuesi Danilo Alvesh mbërrin sot në mëngjes në Vlorë. Braziliani pritet t’i bashkohet Flamurtarit nesër në stërvitje, pasi prishi marrëveshjen me klubin turk, Afjet Afyonspor.

danilop

Alvesh do të jetë pjesë e vlonjatëve edhe për një sezon. Sot stafi teknik nis përgatitjet me lojtarët që nuk morën minuta në ndeshjen e fundit me Luftëtarin, ndërsa nesër nis zyrtarisht stërvitja me grupin e plotë. Takimi i radhës i kuqezinjve është ndaj Skënderbeut më 16 shtator në Vlorë.

danilo2

Për Ilir Dajën dhe Ardian Memën do të jetë një ndeshje shumë e veçantë ajo e javës së katërt. Flamurtari pret në Vlorë Skënderbeun, pikërisht skuadrën ku në sezonin e fundit u shpall kampione nën drejtimin e trajnerit Daja dhe ndihmësit të tij, Mema.

Mema

Kreu i pankinës fitoi gjithçka me korçarët, por në muajin qershor u largua, i ndikuar edhe nga projekti i klubit të Skënderbeut, që mori një goditje të madhe, pasi nuk mori pjesë as në Ligën e Kampioneve për këtë edicion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"