Danilo Alvesh ka idhull Ronaldon, Bushiç: Para ndeshjes shikoj filma romantikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2017 | 10:52

Danilo Alvesh ka idhull Ronaldon, Bushiç: Para ndeshjes shikoj filma romantikë

Të ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, sulmuesit e Flamurtarit Tomislav Bushiç dhe Danilo Alvesh janë rrëfyer për gjithçka. Bushiç analizon edhe sfidën e kaluar me Teutën. Kroati ka deklaruar se ky ekip do të ecë sa më lart.

Bushiç dhe Danilo Alvesh

“Për Teutën punuam mirë dhe ishim në formë. Në pjesën e parë kishim shumë raste. Flamurtari luan mirë dhe kemi pasur disa momente për të shënuar.

Në pjesën e dytë kishim pak frikë sepse Teuta u tregua pak më e fortë. Kemi një grup shumë të mirë këtë vit. Lojtarët e Flamurtarit janë me karakter, luftëtarë dhe punëtorë. Ky Flamurtar do të shkojë lart këtë sezon”, tha Bushiç. I pyetur se çfarë bën një ditë para ndeshjes, Bushiç u shpreh: “Para ndeshjes, shikoj filma romantikë”.

Danilo Alvesh u pyet nëse ishin të vërteta zërat për kalimin te klubi korçar. “Nuk ka gjë me Skënderbeun. Me Flamurtarin po”. I pyetur se çfarë fjale shqip dinte, sulmuesi brazilian u shpreh. “Sinan Idrizi, presidenti”. Çfarë ëndërron Alvesh para ndeshjes? “Ëndërroj golin”, u shpreh braziliani, ndërsa për idhullin deklaroi: “Ndjek Kristiano Ronaldon.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"