Dani Alvesh i del në mbrojtje Nejmarit: Jemi për të frymëzuar njerëzit dhe nuk ka vend për racizëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 18:03

Dani Alvesh i del në mbrojtje Nejmarit: Jemi për të frymëzuar njerëzit dhe nuk ka vend për racizëm

Po vazhdon të shkaktojë mjaft diskutime rasti i djeshëm mes Nejmarit dhe Gonzalesit. Braziliani e akuzon lojtarin e Marsejës për racizëm kundrejt tij, pasi pretendon ti ketë thënë majmun dhe bir ku*ve.

nejmar

Në rrjetet sociale në mbrojtje Nejmarit i ka dalë Dani Alvesh. “Si në sport edhe në jetë jemi për të frymëzuar njerëzit dhe nuk ka hapësirë për njerëzit me urrejtje dhe racizëm. Dashuria është forma e vetme e luftës kundër urrejtjes.

Të dua vëlla i vogël”, përfundon postimi i Alveshit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"