Dallku kritika lojtarëve të Shqipërisë: 7 gola janë shumë, sezoni i dobët nuk shërben si justifikim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2018 | 20:20

Dallku kritika lojtarëve të Shqipërisë: 7 gola janë shumë, sezoni i dobët nuk shërben si justifikim

Armend Dallku, ish-mbrojtës i Vorsklas në Ukrainë, por dhe i përfaqësueses Shqiptare, komentoi për mediat ukrainase ndeshjen e humbur dje me shifrat 4-1.

Dallku feston Kombetarja

“Çelësi për suksesin e ekipit të Ukrainës është se skuadra ka kohë bashkë. Tek Shqipëria shumë lojtarë luanin për herë të parë me njëri-tjetrin. Shumë prej tyre nuk kishin përvojë. 7 gola në dy ndeshje janë shumë. Futbollistët në Kombëtare duhet të luajnë për të shfaqur më të mirën. Është e qartë se sezoni që lamë pas nuk ka qenë më i miri për ta, por kjo nuk shërben si justifikim.” – deklaroi Dallku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"