Dallku i dhuron fitoren e parë Mirel Josës, Oto Xhon shkëlqen te Trepça 89’ (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 18:14

Dallku i dhuron fitoren e parë Mirel Josës, Oto Xhon shkëlqen te Trepça 89’ (Video)

U zhvilluan ditën e sotme 3 takimet e fundit e javës së 9-të në Superligën kosovare. Prishtina e Mirel Josës gjeti më në fund fitoren në kampionat, pas plot 4 javësh nga emërimi i teknikut tiranas në stolin e kryeqytetasve. Ka qënë ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Armend Dallku, i cili në minutën e 90-t i dhuroi fitoren Prishtinës, në sfidën ndaj Vllaznimit.

Dallku

Sulmuesi në pronësi të Skënderbeut, Oto Xhon, vazhdon të shkëlqejë të skuadra kampione e Trepça 89’. Afrikani shënoi dopietë në fitoren 3-0 ndaj Besës së Pejës, duke e ngjitur skuadrën nga Mitrovica në vendin e dytë në renditje, pas startit zhgënjyes.

Trepca

Ndërkohë në sfidën tjetër Drenica mposhtin Vllazninë e Pozheranit me rezultatin minimal 1-0. Goli për vendasit u shënua nga Visar Berisha në minutën e 30-t.

Klasifikimi

Pas përfundit të javës së 9-t, renditja kryesohet nga Llapi i Podujevës me 17 pikë në 9 ndeshje, i ndjekur nga Trepça 89’ me 16 pikë dhe Drita me 15 pikë. Liria e Bledi Shkëmbit ndodhet në vendin e 9-t në kuotën e 12 pikëve.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"