Dallimi mes “dy” Partizanëve, Dalipi: Vjet luanin me sy mbyllur, ishin më vrastarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 22:39

Dallimi mes “dy” Partizanëve, Dalipi: Vjet luanin me sy mbyllur, ishin më vrastarë

Ish-trajneri i Partizanit Klevis Dalipi vlerëson fitorja e Kukësit kundër të kuqve erdhi dhe për meritë të trajnerit Shpëtim Duro.

dalipi

Në studion e “Sport News Plus”, Dalipi thekson se Duro e njeh më mirë kampionatin shqiptar se italiani Sormani, ndërsa kjo fitore 1-0 ka dhe vlera morale për verilindorët duke krijuar një distancë prej 7 pikësh në klasifikim nga kampionët e Shqipërisë.

“Kukësi doli i fituar edhe mes trajnerëve. Duke bërë një krahasim mes kundërshtarëve, Duro e njeh shumë pak Partizanin, sepse sot luajtën me sistemin romb, ndryshe me Skënderbeun. Kjo ishte fitore morale. Në këto ndeshje e bëjnë diferencën dhe sulmuesit. Abazaj ishte më i miri, në disa raste u spostua dhe majtat e djathtas”, u shpreh Dalipi.

partizani kampion

Në lidhje me krahasimin me skuadrën e vitit të kaluar, Dalipi dallon se Partizani i sezonit kampion ishte një ekip më cinik dhe më rezultativ në fushë ndërsa lojtarët merreshin me sy mbyllur me njëri-tjetrin.

Pas humbjes së sotme me Kukësin 1-0 diferenca mes verilindorëve dhe të kuqve është thelluar në 7 pikë dhe Dalipi beson se trajneri i Partizanit Adolfo Sormani nuk ka kohë të mjaftueshme për të përshtatur idetë e tij me skuadrën.

Sormani është trajneri i përgatitur dhe kërkon që skuadra të funksionojë mirë. Ai tha pas ndeshjes me Kukësin se kemi kohë. Uroj që të gjejë qetësinë. Qetësia duhet ta kenë dhe sulmuesit dhe mbrojtësit. Koha nuk të lejon. Ndeshjet vijnë radhazi.

Vjet ishin më cinikë. E njihnin njëri-tjetrin me sy mbyllur. Ishte skuadër më e ngjeshur. Nuk bënin lojë spektakolare, në ato pak mundësi ishin vrastare”, deklaroi ish-trajneri i Partizanit Klevis Dalipi.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"