Dallimi mes Dinamos dhe Tiranës, Redi Jupi flet dhe për krizën ekonomike: Zgjidhja të mos kërkohet te sporti, por te armët bërthamore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 18:32

Dallimi mes Dinamos dhe Tiranës, Redi Jupi flet dhe për krizën ekonomike: Zgjidhja të mos kërkohet te sporti, por te armët bërthamore

Ish-futbollisti dhe specialisti i futbollit Redi Jupi foli për periudhën kur luante me Dinamos dhe Tiranën. Ndër të tjera, 45-vjeçari u shpreh dhe për krizën ekonomike që do të kalojë bota pas përfundimit të koronavirusit.

redi jupi

Për “Supersport” ai bëri apel që zgjidhja e problemeve financiare të mos kërkohen te sporti, por te reduktimi i armatimeve. Në lidhje me periudhën kur u shpall kampion me Dinamon në vitin 2002 dhe vitin kur fitoi sërish kampionatin me Tiranën një vit më par, ish-mesfushori i njohur tregon diferencën mes këtyre dy skuadrave të asaj kohe. Sipas tij, Dinamon duhej ta shpallje kampion, pasi vinte nga një periudhë e vështirë, ndërsa Tirana ishte një ekip me mentalitet kampioni, gjë që e bënte më të lehtë fitoren e titullit kampion.

“Koha kur luante për Dinamon dhe Tiranën – Dinamo e 2002-shit ka qenë një skuadër shumë e fortë, por është edhe subjektive, sepse kam qenë pjesë e asaj skuadre. Të them të drejtën më pëlqente ajo skuadër. Edhe Tirana në vitet 2000 ka qenë një skuadër shumë e fortë që më pëlqente, Skënderbeu ka qenë realitet sepse ka arritur shumë në arenën ndërkombëtare. Dinamo që ne luajtëm ishte një skuadër që kishte shumë vite pa fituar kampionatin, ishte ringritje e ekipit nga një gjendje jo e mirë. Dinamo lëngonte për rënien dhe në 2002-shin u shpall kampion pas shumë vitesh. Ajo skuadër ktheu Dinamon kampione.

Ndërsa të luaje me Tiranën në vitet 2000 dilje kampion automatikisht se të bënte skuadra kampion. Nëse Dinamon e bëmë kampion, Tirana ka bërë kampion në këto vite me qindra lojtarë.

download

Kriza ekonomike prej koronavirusit – Në këto ditë janë ngritur teoritë që futbollistët paguhen shumë dhe me ato para mund të ndërtoheshin spitale e shëroheshin të sëmurë, por ne harrojmë që një artist për të bërë nëj film merr 50 milionë euro, një boksier merr miliona për një ndehsje boksi. Mos të kërkohet zgjidhja te paratë e sportit, por te paratë që jepen për armatime, kërkime bërthamore apo çmenduri që bota i kalon këto ditë”, përfundoi Jupi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"