Dalipi: U eliminuam, por na shërben për vazhdimësinë. Tek Partizani nuk ka baste, jo siç thotë Iuliano

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 19:20

Dalipi: U eliminuam, por na shërben për vazhdimësinë. Tek Partizani nuk ka baste, jo siç thotë Iuliano

Përjashto 15 minutat e para, pamë një Partizan të vërtetë. Ishit shumë pranë përmbysjes.

E pata thënë, që stafi kas shumë besim tek kjo skuadrës. Më ngel peng ai gol i anuluar në ndeshjen e parë. Edhe në fillim, pavarësisht se pësuam një gol nga një goditje standarte, deri në fund treguam një paraqitje shumë të mirë. Barazuam, shënuan edhe golin e dytë dhe ishim shumë pranë edhe atij të kualifikimit. Kjo skuadër ka ende shumë për të dhënë. Kupa është kapitull i mbyllur tani, por po mendojmë për Kukësin, dhe të arrijmë Europën.

dalipii

Mund t’ju ndihmoj kjo ndeshje që të arrini Europën nëpërmjet kampionatit?

Patjetër. Shumë nuk besonin tek deklarata e mia. Ne që jemi afër skuadrës, besojmë sepse skuadra ka bërë një përmirësim të madh. Jemi shumë pranë vendit të tretë. Do vazhdojmë luftën deri në fund.

Keni ndonjë ankesë për arbitrat sot?

Nuk dua të ankohem, por e përsëris që goli i anuluar ndeshjen e parë, më ngel peng. Për sot, nuk kam ndonjë gjë. Më vjen keq që nuk u kualifikuam, sepse skuadra dha shpirtin në fushë. Mund të them që ishim të pafat.

Nëse Partizani ka pasur këtë performancë, ka një faturë edhe Iuliano, që sot ka dhënë deklarata të ashpra ku shprehet se në Shqipëri të gjithë vinin baste. Si ndihesh për atë njeri që tashmë ka ikur?

Gjatë periudhës që punuam, patëm një harmoni të plotë. Thjesht, nuk pati rezultat.  Patjetër që ai ka një peshë të kësaj fature. Nuk ka pasur të tilla gjëra kur punuam bashkë me të tek Partizani, kam qenë shumë pranë tij. Unë kam qenë zëri i stafit dhe lojtarëve. Thjesht, lojtarët nuk u përshtatën me idenë e tij.

Nëse do ishit më të përqendruar tek pësimi i golit, nuk do kishte shumë rëndësi ndeshja e parë…

E kishim parashikuar të mos pësonim, dhe më pas do kërkonim të shënonim ne. Në një ndeshje mund të pësojmë, edhe nga një pakujdesi, por kjo vjen si pasojë e presionit të lartë. Minutat po kalonin, dhe qetësia humbet. I përgëzoj lojtarët, Starovën, për atë që dhanë sot. Kjo na shërben për vazhdimësinë.

Çfarë ka ndryshuar tek Partizani?

Kyçi i kësaj është Starova, i cili ka një meritë të madhe, sepse mesazhi që ne përcjellim tek lojtarët që është shumë i kuptueshëm. Edhe me Iuilanon ka ndodhur, por skuadra kaloi në krizë pasi nuk u kuptua shumë. Sot, lojtarët i kapin më shpejt direktivat e Starovës. Gjithashtu, edhe harmonia. Lojtarët e njohin shumë më mirë njëri-tjetrin, dhe ky është çelësi i suksesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"