Dalipi: Starova nuk ka shkopin magjik, për punën trajnerit të parë do pres momentin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 16:36

Dalipi: Starova nuk ka shkopin magjik, për punën trajnerit të parë do pres momentin…

Në prononcimin e tij përpara sfidës së kësaj jave me Kukësin, zv.trajneri Klevis Dalipi, u shpreh se Starova bashkë me stafin nuk ka shkopin magjik, dhe gjithashtu foli edhe për situatën e ekipit.

dalipi

Një vendim i papritur për lojtarët tanë, kapitenin Batha dhe Trashin, që na vënë në vështirësi, aq më tepër në një ndeshje të rëndësishme. Kemi kontingjent lojtarësh, por dua të shtoj se Starova me stafin nuk kemi shkopin magjik, pavarësisht se lojtarët e ardhur që janë në organikë do i zëvendësojnë ata. Por nuk mund të bëhet kështu çdo javë.

Progni është me kartonë, kemi pasur largime, lojtarë që kanë ardhur në janar dhe tani që skuadra po merrte fizionominë e saj, papritmas merret një vendim i tillë që na vë në vështirësi. Lojtarët që u futën nuk bëjnë dot mrekulli, nuk mund të zëvendësohen tre lojtarë përnjëherë në një ndeshje si kjo e Kukësit. Më gëzon fakti që drejtori e konfirmoj negociatat me tifozerinë po shkojnë mirë dhe rikthimi i tyre na jep forcë. Ata mund të na ndihmojnë .

Si është gjendja e lojtarëve në prag të përballjes me Kukësin?

Kalari është në rikuperim e sipër, ndërsa për Telushin nuk është vendosur mbi shkallën e dëmtimit. Do marrim masa t’i zëvendësojmë me lojtarë të tjerë, që mund ta bëjnë më mirë. Do merren lojtarë edhe nga Partizani B nëse është e nevojshme. Do bëjmë më të mirën në këtë ndeshje delikate. Kur ishim të kënaqur me lojën e skuadrës na del një pengesë dhe nuk na e jep atë që kemi bërë gjatë këtyre javëve dhe ta kurorëzonim me sukses me Kukësin. Nëse lojtari që e paska ofenduar kaq shumë arbitrin, nëse do kishte marrë të kuq për ofendim, do ishte më e thjeshtë dhe më i pranueshëm. Trashi ka marrë të verdhë dhe Batha jo. Ky dënim është surprizë.

Cardoso apo Abdurahimi në sulm?

Do luajë ai që do jetë në formën më të mirë. Janë lojtarë me vlera, por çdo ndeshje ka specifiken e vet

Është momenti i Çanit tani?

Përsëri me Çanin. E kemi thënë shpesh, po e përsërisim sërish dhe më vjen keq edhe për Çanin, pasi dihen vlerat e tij. Po nuk arriti ngarkesat e duhura nuk mund të bëhet pjesë e skuadrës. Edhe këtë javë nuk mund të jetë.

Dalipi Trajner i parë..

E falënderoj drejtorin për konsideratën. Ne jemi një staf dhe akoma në drejtimin skuadrës është Starova. Unë me Starovën kemi një marrëdhënie të mrekullueshme, punojmë çdo ditë së bashku, pavarësisht se është i dënuar. Nuk ka vend për keqkuptime, apo për mosmarrëveshje. Ndoshta ndonjë e përdor për të prishur harmoninë në skuadër. Në aspektin personal do pres momentin tim pa cenuar askënd në punën e tij. Kam investuar shumë në karrierë dhe do pres momentin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"