Dalipi: Starova më duhet afër në stol, këshillat e tij vlejnë për të gjithë. Na u anulua një gol i rregullt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2018 | 19:35

Dalipi: Starova më duhet afër në stol, këshillat e tij vlejnë për të gjithë. Na u anulua një gol i rregullt

Zëvendës trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, foli në konferencën për shtyp pas humbjes me Flamurtarin, për gjendjen e ekipit, si dhe preku edhe çështjen e dënimit të Starovës.

dalipi

Humbja e dytë në pak ditë. Episode të dyshimta në disfavorin tuaj. Sa keqardhje ndjeni për këtë humbje?

Humbja më e madhe ishte në kampionat, pasi humbën 3 pikë. Kupa ka specifikë tjetër. Bardhi nuk ka marrë pjesë fare në aksion, ndërsa Progni ka shënuar një gol të rregull sipas meje. Arbitri nuk mund t’i bie bilbilit nëse nuk ka kontakt të pastër. Unë mendoj se ishte gol i pastër rasti i minutës së 4-t.

Mendoni se me 2 sulmues që keni, Bardhi dhe Prognin, a mund ta përballoni të gjithë sezonin?

Është e vërtetë që para 3 ditësh skuadra nuk i zbatoi të gjitha detyrat, pasi skuadra është ndërtuar e re. Për pak ditë, bashkë me Starovën ne i rregulluam disa gjëra, dhe sot patëm një performancë më të mirë. Këta nuk janë sulmues të mirëfilltë. Ia kemi kërkuar dhe klubit që të vendosë, por në merkaton e dimrit është e vështirë të gjesh lojtarë të lirë. Për gabimin e Alban Hoxhës, është njerëzore, dhe një fat i keq për të.

Starova i dënuar. E ke më të lehtë kur e ke Starovën afër, apo kur nuk e ke fare në stadium?

Duhet ta kuptosh, që pozicioni im është delikat. Nuk jam trajneri i parë. Starovën duhet ta kem afër, pasi ia vlen të marrësh këshilla të vlefshme për lojën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"