Dalipi rikthehet si “ish” në Dibër: Apolonia do të mbështesë të rinjtë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2022 | 11:08

Dalipi rikthehet si “ish” në Dibër: Apolonia do të mbështesë të rinjtë!

Trajneri i Apolonisë, Klevis Dalipi, rikthehet në Dibër si kundërshtar, pasi ka drejtuar Korabin në periudhën shkurt 2020-janar 2021.

dalipi

Java e parë u ka rezervuar fierakëve një transfertë delikate, por trajneri është i qetë dhe konfirmon për “Panorama Sport” se do të ecë paralelisht me politikën e klubit për mbështetjen e të rinjve.

“Përparësi marrin lojtarët e talentuar të akademisë dhe, për këtë, kemi punuar fort gjatë këtyre dy muajve.

Ata janë plotësisht të gatshëm për të përballuar këtë garë të ashpër dhe të fortë në Kategorinë e Parë.

Pa asnjë diskutim që në javën e parë na pret një transfertë delikate në Peshkopi, për më tepër për atë që ka treguar Korabi në dy sezonet e fundit.

Kanë një tifozëri mikpritëse që e pëlqen shumë futbollin e bukur.

Detyra ime është të stërvis dhe të punoj me atë grup lojtarësh që kam në dispozicion, t’i mbështes dhe t’i inkurajoj këta djem të rinj për të shkuar para, edhe pse është një garë e vështirë.

Sulmuesi Krasniqi dhe mesfushori Smaçi ishin lojtarë të mirë për sa kohë i pata në dispozicion. I mbështeta shumë, por në fund ata bënë zgjedhjen e tyre”, deklaroi kreu i pankinës fierake para transfertës në Dibër.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"