Dalipi “qan” rastet e Skukës: E dominuam Dinamon, kam dyshime për penalltinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2020 | 14:20

Dalipi “qan” rastet e Skukës: E dominuam Dinamon, kam dyshime për penalltinë

Korabi u mposht ditën e djeshme nga Dinamo me rezultatin 1-0. Trajneri i Korabit, Klevis Dalipi, pas ndeshjes u shpreh:dALIPI

“Një ndeshje e bukur e me raste që kurrsesi nuk duhej humbur. Nuk i falet Skukës, që mund të mbyllte takimin që në pjesën e parë. Nuk mund të thuash gjithçka në një ndeshje vendimtare. Mund ta konsideroj si një ndeshje karakteri dhe ne e treguam këtë. Luajtëm gjithë kohës për ta fituar takimin dhe vetë rastet flasin për ne. Megjithatë, ky është futbolli.

Kam dyshime për penalltinë e dhënë, që vendosi dhe fatin e lojës, por duke qenë se historia ndikon më shumë për ekipet e konsideruara të vogla, dhe kjo ndodhi. Kështu mendoj unë. Ne ishim superior ndaj Dinamos dhe sigurisht bëmë më shumë brenda lojës. Patëm më shumë raste, tentuam më shumë, por nuk shkuam drejt konkretizimit, që është goli. Na mbetet për të shfrytëzuar kohën e pushimit për të korrigjuar e për të rinisur sezonin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"