Dalipi pas fitores ndaj Dinamos: Ishim nën trysni, këto janë tri pikë të mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2023 | 10:40

Dalipi pas fitores ndaj Dinamos: Ishim nën trysni, këto janë tri pikë të mëdha

Klevis Dalipi ndihet më i qetë. E quan të madhe fitoren e Lushnjës ndaj Dinamos, për rëndësinë e pikëve. E pranon që trysnia dhe ngarkesa psikologjike i shoqëroi, por në fund mjaftohet me rezultatin.

Klevis Dalipi

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe me ngarkesë të lartë psikologjike. Kemi bërë një pjesë të parë të kujdesshme, me inteligjencë dhe zhdërvjelltësi në interpretimin e aksionit kaluam në avantazh. Ekipi ishte nën trysninë e rezultatit. U goditëm me gol, por janë situata që ndodhin në ndeshje të tilla. Por, ekipi reagoi dhe rikthyem avantazhin. Është një fitore me shumë vlera dhe tri pikë të mëdha për ekipin”, përfundoi trajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"