Dalipi: Partizani duhet të ndjekë rivalët, mungesa e Trashit do të ndihet shumë te të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 23:11

Dalipi: Partizani duhet të ndjekë rivalët, mungesa e Trashit do të ndihet shumë te të kuqtë

Trajneri i Korabit Klevis Dalipi deklaron se Partizani duhet të sigurojë pikët për të luajtur në Ligën e Europës.
Dalipi
Për emisionin “Sport News”, në “News 24”, Dalipi shton se të kuqtë duhet të ndjekin dhe rivalët për pjesëmarrje në Ligën e Europës, Teutën, Laçin e Skënderbeun në ndeshjet respektive.

Për sa i përket largimit të Trashit në Kuvajt, Dalipi gjykon se Partizani do ta ndiejë shumë mungesën e tij në fushë.

“Partizanit i kanë mbetur 5 sfida dhe duhet të bëjë llogaritë. Duke fituar, duhet të shohë dhe rivalët Teutën, Luajti me Laçin që bëri një ndeshje spektakolare me Kukësin. Në fund të sezonit, duhen pikët sepse i ka jetike. Mendoj se do t’ia dalë. Por duhet të ketë një sy te rivalët.

Skënderbeu ka bërë një kampionat shumë të suksesshëm. Ata synojnë të promovojnë lojtarët që shpëtojnë sezonin dhe të sigurojnë të ardhura. Ka lojtarë më shumë talent/

Trashi me të drejtë është ‘xhevahir’ i kampionatit shqiptar. Gjithçka e ka arritur me meritë, luajti dhe më kombëtaren. Partizanit i duhen lojtarë që të bëjnë diferencën në fushë. Ka Hakajn në krah, por Partizani do ta ndiejë mungesën e Trashit”, deklaroi Dalipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"