Dalipi nuk bën “kompromis” me barazimin: Do luajmë vetëm për fitore, skuadra ka marrë fytyrën e vërtetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 14:00

Dalipi nuk bën “kompromis” me barazimin: Do luajmë vetëm për fitore, skuadra ka marrë fytyrën e vërtetë

Klevis Dalipi doli sot në një konferencë për shtyp ku foli për përgatitjet rreth ndeshjes ndaj Kukësit, që do të zhvillohet ditën e shtunë në stadimin “Zeqir Ymeri”. Tekniku i të kuqve, beson të forca e skuadra, dhe tregon se do të futen në fushë vetëm për fitore.

dALIPI

A do të jetë sfida ndaj Kukësit, një provë force për Partizanin?

E kam thënë dhe direkt pas transfertës me Laçin që parashikohet një ndeshje e vështirë. Për vetë pozitat që ne ndodhemi. Skuadra ka marrë një fytyrë të vërtetë, këtë e tregoi më së miri në Laç. Duke ditur që përballemi me një skuadrër si Kukësi që dihet kualiteti. Duke qenë se Kukësi ka edhe Kukësit si opsion, objektivat tona janë më reale. Ne i dimë shumë mirë vështirësinë e ndeshjes, por ne shkojmë aty për të treguar fytyrën e vërtetë. Mund të ketë shumë episode, por skuadra jonë është e plotë dhe mund të shkojmë vetëm për fitore.

Me 6 pikë diferencë, a mund të bësh bast për barazim?

Nuk ve bast, sepse nuk i njoh av vet personalisht bastet. Gjatë 90 minutave do të japim gjithçka, siç kemi prodhuar deri tani. Ka ardhur moment i vërtetë.

Po barazimi mund t’iu leverdiste?

Janë 8 ndeshje finale në të cilat do marrim maksimumin. Do shkojmë për objektivin tonë të vetëm për të fituar ndeshjen. Mbas ndeshjes mund të bëjmë llogari, si u shfaqëm si luajtëm, morëm maksimumin, apo morëm atë që duhet.

Përveç dëshirës, a keni forca për ta ruajtur vendin e tretë?

Do luftojmë, e përsëris janë 8 ndeshje finale. Skuadra duhet t’i vlerësojë. Futbolli është aq i bukur, por edhe aq i vështirë, si të ngreh lart, të ul edhe poshtë. Jam i bindur që deri në këto momente kemi bërë mirë, por jo gjithçka mirë. Pa arritur objektivin nuk mund të themi që e kemi arritur.

Ke zgjedhur ndonjë taktik të veçantë për ketë ndeshje? Apo duke parë duke bërë?

Ibrahimi rezulton mungesa e vetme për këtë takim. Eshtë rikthyer Fejzullahi që ka zhvilluar një përgatitje mjaft të mirë, por mendoj që për një ndeshje kaq specifike kaq të vështirë për vetë pozitat besoj që nuk do të ishte mirë edhe për vetë Fejzullahin duke qenë që nuk është ende në kontigjentin e tij më të mirë fizik. Do mundohem që ta plotësoj pozicionin e krahut të djathtë me një lojtar tjetër në mungesë të Ibrahimit.

Keni në dispozicion 18 titullarë, sa e vështirë është të menaxhoni këtë grup lojtarësh ?

Trajneri dhe stafi duhet të bëjnë zgjedhjet e duhura në momentin e duhur, por çdo ndeshje ka specifikën e saj. Në ndeshjen me Kukësin do të aktivizohen ata që do ta meritojnë plotësisht , por sigurisht kur ke edhe një stol me shumë cilësi do të më jap edhe shumë zgjidhje gjatë lojës.

Në 5 ndeshjet e fundit Partizani nuk pëson gol , është kjo një filozofi e lojës tuaj?

Po të mbani mend në konferencën e fundit kam deklaruar se e rëndësishme është që skuadra të fitojë . Për të mbërritur tek fitorja është më e vështirë sesa për të marrë vetëm një pikë, ndaj ne nuk hyjmë në lojë për të mos pësuar gol, por për ta fituar ndeshjen. E rëndësishme është që skuadra të fitojë pëson apo nuk pëson gol. E dimë që është shumë e vështirë pasi duke iu afruar fundit të kampionatit të gjitha ekipet mobilizohen dhe japin maksimumin Dua të shtoj që kemi një grup të plotë lojtarësh me shumë cilës.

Cilës skuadër i druhesh më shumë Laçit apo Luftëtarit

Laçi është disi më lart . Ne fituam me rezultatin 3 – 0 megjithatë s’duhet të harrojmë që edhe fati ishte me ne. Nuk është tablo reale e lojës , rezultati 3 – 0. Ndërsa ndeshja me Luftëtarin ishtë sfidë brenda shtëpisë . Të dyja këto ekipe do të luftojnë për vendin e 3-të , ne do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin .

A jeni më i qetë me besimin që ju ka dhënë Presidenti Demi?

Sigurisht që më qetëson , por e kam deklaruar edhe më parë që jam i qetë dhe duke qenë se presidenti më besoi skuadrën pasi e njoh mirë ambjentin sepse kam 5 vite këtu, unë do të vazhdoj të bëj punën time me përkushtim. Panvarësisht ndonjë fjale në media , lojtarët duhet të më ndjekin , duhet të kenë besnikëri në atë që ne bëjmë gjatë gjithë javës . Unë besoj se skuadrën e kam patur me vete . Sigurisht në të ardhmen kemi shumë punë për të bërë , duhet të shkojmë afër perfeksionit . Një skuadër për të arritur objektivat , këtë duhet të ketë perfeksionin.

Sormani deklaroi se u largua pasi nuk kishte disiplinë te Partizani. Po me ju si është?

Nuk besoj se kjo ndodh me mua . Skuadra po tregon profesionalizëm të vërtetë . Dua të përmend lojtarët e vjetër që kanë qenë dhe janë bërë model për lojtarët e rinj, por edhe për ata që kanë ardhur rishtazi në Janar. Këta të vjetrit që kanë 4 vite , Batha, Trashi, Hoxha, Ibrahimi, por edhe Progni të cilët duan ti tregojnë lojtarëve të rinj se sa e rëndësishme është kjo fanelë. Të gjithë grup mund të bëhemi një skuadër e fortë siç kemi bërë në këto moment.

Cili është objektivi i skuadrës?

Unë e mora skuadrën në dy fronte . Rrezikonim për poshtë , por edhe të arrinim Kupat e Europës. Tashmë këtu ku jemi sot po flasim të shkojmë më lart. Duam të shkojmë në Kupat e Europës  . Kur e mora skuadrën këtë objektiv e rrezikonim . Gjithashtu do të luftojmë edhe për vendin e dytë pasi janë edhe 8 ndeshje për tu luajtur . Megjithatë duhet ti marrim një e nga një.

A ju shkon në mendie një skenar i mundshëm ku  mund të dënohet Skënderbeu dhe jut ë merrni pjesë në Champions League ?

Patjetër që më shkon në mendje dënimi i Skënderbeut. Por nuk më vjen mirë për Skënderbeun , sepse ky dënim nuk I bën mirë futbollit shqiptar . ne do të luftojmë për vendin e dytë. Nëse Skënderbeu dënohet realisht atëherë pjesmarrja jonë në Champions League do të jetë një bonus I madh për skuadrën tonë.

A do të vendosin 8 javët e mbetura , të ardhmen tuaj?

Patjetër që do të jenë vendimtare . Nëse unë fitoj dhe skuadra nuk merr pjesë në Kupat e Europës nuk ka kuptim. Duhet të jenë paralelisht të dyja , edhe pjesmarrja edhe performance ime me skuadrën , të cilat mund të na japin garanci për të ardhmen.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"