Dalipi në luftë me kohën, afrime nga Partizani e Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 18:14

Dalipi në luftë me kohën, afrime nga Partizani e Kukësi

Tërbuni nisi të shtunën stërvitjen, tashmë nën urdhrat e trajnerit të ri, Edmond Dalipi. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Dalipi flet për detyrën që ka marrë përsipër dhe për lëvizjet e mundshme në merkato, pasi Tërbuni duhet të përforcohet.

Trajneri-i-Dinamos-Edmond-Dalipi

“Falënderoj drejtuesit e Tërbunit për besimin që më kanë dhënë. Jam i angazhuar maksimalisht për të bërë më të mirën që të dalim nga kjo situatë. Ekipi ka një grup lojtarësh të mirë, të cilët do të mbajnë peshën kryesore në vazhdim të kampionatit. Një falënderim edhe për paraardhësin tim që ka bërë afrime cilësore në verë.

Tërbuni nuk do të ketë asnjë ditë pushim, sepse jemi të vonuar në përgatitjet tona. Kampionati fillon shumë shpejt dhe nuk kemi kohë për të humbur. Kam në dispozicion 22 lojtarë, ku portieri amerikan nuk ka ardhur ende dhe nëse ai nuk kthehet, jam i detyruar të gjej një tjetër portier.

terbuni

Gjatë javës do të shoh me imtësi të gjithë lojtarët. Kuptohet që na duhen lojtarë të rinj, por dihet që është një periudhë shumë e vështirë të gjesh elementët e duhur. Mund të them se do të kërkojmë të huazojmë lojtarë nga Partizani ose nga Kukësi për të përforcuar grupin në kohën e duhur”, është shprehur për gazetën trajneri Dalipi, i cili i ka drejtuar pukjanët edhe më parë dhe e njeh mirë ambientin, ndaj dhe drejtuesit e klubit i besuan atij.

 Ditmir Pemaj – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"