Dalipi me dhimbje koke, në Laç mungon lojtari më i rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 9:33

Dalipi me dhimbje koke, në Laç mungon lojtari më i rëndësishëm

Partizani i trajnerit Klevis Dalipi e ka rritur kurbën në katër javët e fundit, ku arritën të marrin 10 pikë, si dhe e kanë mbajtur portën të paprekur në këto sfida.

partizani

Harmonia në grup, përkushtimi maksimal në stërvitje dhe zbatimi me përpikëri i strategjisë së stafit teknik, bëri që Partizani të krijojë një formacion tip.

Prej disa javësh, të kuqtë i nisin ndeshjet duke i besuar të njëjtit formacion dhe në përgjithësi ia kanë dalë, ndonëse në disa ndeshje zgjidhja ka ardhur nga stoli.

lorenc trashi

Por për ndeshjen e radhës, ku të dielën i pret transferta e Laçit, të kuqtë janë të detyruar që të bëjnë ndryshime në formacion. Në fitoren në derbin me Kamzën, të kuqtë humbën Lorenc Trashin, i cili me kartonin që mori në këtë takim plotëson numrin katër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"