Dalipi: Luftojmë deri në fund, por duhet perfeksion te Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 23:30

Dalipi: Luftojmë deri në fund, por duhet perfeksion te Lushnja

Klevis Delipi kërkon perfeksionin në 540 minutat e fundit të garës. E ka të qartë se Lushnjën e tij pret “malorja” në gjashtë finalet e mbetura, por nuk dorëzohet dhe me të madhe e thotë që do të luftojnë fort.

Dalipi

Gjatë një interviste të dhënë enkas për “Panorama Sport”, trajneri evidenton perishmëritë që ka nga lojtarët, ndërsa plot shqetësim flet për golat e pësuar në 8 ndeshjet në drejtimin e tij. Është ky shkaku që pret përqendrim maksimal në zbatimin e detyrave dhe sidomos në fazën mbrojtëse. Tekniku “lutet” edhe te zbrazja e infermierisë para përballjes me Besën, ndeshje që luhet të shtunën. Dejan Andoni, Elis Doksani dhe Ergys Alushi kanë pasur probleme fizike dhe janë në fazën e rikuperimit.

Skuadra ka marrë 10 pikë në 8 ndeshje gjatë drejtimin tuaj, por ka pësuar 13 gola. Pse kaq shumë?
13 gola të pësuar. Disa na kanë penalizuar vërtet dhe sidomos dy barazimet me Besëlidhjen dhe Turbinën, dy rivalë të drejtpërdrejtë dhe transferta vërtetë të vështira.

Çfarë mendoni të përmirësoni për pjesën e mbetur?
Po punojmë me kujdes për të qenë më të vendosur në këtë fazë të lojës. Edhe pse keni marrë pikë, nuk po i largoheni dot zonës së rënies…

Kur do t’i parakaloni rivalët?
Jemi duke punuar me shumë seriozitet, edhe pse këtë javë kampionati ka heshtur për shkak të kombëtares. Jemi përqendruar në anën taktike, fizike, por edhe po analizojmë me djemtë, për të kuptuar që kjo pjesë e sezonit kërkon përqendrim dhe zbatim detyrash, gati në perfeksion. Sidomos ato në fazën mbrojtëse. Bëjnë dallimin në ndeshje kyçe, ndryshojnë rezultatin.

A ju erdhi në ndihmë ndalesa e garës dhe si paraqitet gjendja e të dëmtuarve?
Stafi mjekësor po bën maksimumin sa i përket gjendjes fizike të lojtarëve si Andoni, Alushi dhe Doksani.

Çfarë synohet për ndeshjen e radhës me Besën?
Me Besën është një ndeshje shumë e rëndësishme. Luajmë në fushën tonë ndaj një skuadre si Besa, që ka treguar seriozitet dhe që luan futboll të bukur. Por ne do të jemi shumë seriozë në objektivat tanë.

Sa janë shanset që Lushnja të shpëtojë?
Lushnja do të vlerësojë çdo ndeshje. Nga ana jonë do të ketë seriozitet dhe vlerësim maksimal. Çdo ndeshje për ne është një finale. Do të kërkojmë të marrim çdo pikë të mundshme. Unë bashkë me stafin dhe djemtë do të luftojmë për emrin e Lushnjës deri në fund, të 6 javëve të mbetura.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"