Dalipi: Lajmi për ardhjen e trajnerit të ri e ka dëmtuar ekipin, do ta arrijmë objektivin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2018 | 14:55

Dalipi: Lajmi për ardhjen e trajnerit të ri e ka dëmtuar ekipin, do ta arrijmë objektivin

Partizani do të luajë ditën e nesërme ndaj Teutës. Një ndeshje jetike për të dyja skuadrat, pasi njëra luan për mbijetesë dhe tjetra ka shpezuar shumë për të arritur Europën. Trajneri në intervistën e para ndeshjes ka deklaruar se ka besim te skuadra dhe se objektivi do të arrihet. Gjithashtu ai ka njoftuar se ditën e nesërme Edgar Çani nuk do të jetë i gatshëm për ekipin.

dalipi

Cfare nuk funksionon te ekipi ? Ne 3 ndeshjet e fundit keni pësuar 6 gola dhe keni realizuar 1…

Që në moment që u vendosa trajner, pashë një skuadër që kishte uri për të fituar. Morëm 5 rezultate pozitive sapo erdha.  Mbas një transferte të vështirë me Laçin përgatitëm skuadrën psikologjikisht sepse skishim bërë akoma asgjë dhe kishte ende shumë javë në kampionat. Mendoj që këtu ka pak tendecë, sepse lajmet e trajnerit të ri kanë ndikuar në euforinë e skuadrës. Euforia i dëmton shumë ekipet shqiptare. Shfaqet gjithmonë kur ne trajnerët nuk duam. Po të bësh një rezyme ne e rimorëm veten me Skënderbeun por pësuam një gol që se meritonim. Ndërsa për Lushnjën e dinim që nuk do ishte e thjeshtë, punuam gjithë javës për finalizim por nuk arritëm. Temperatura dhe tensioni ndikuan më ndeshje.  Kemi punuar për shpirtin e altruizmit.

Dalipi

Ndikuan ndryshimet në formacion në rezultatet e fundit ?

Kemi pasur mungesa për shkak kartonash por edhe lëvizje taktike. Trashi luajti si mbrojtës i majtë sepse doja ti jepja përparësi sulmit. Kam konkurencë të plotë në ekip.

Euforia dhe trajneri i ri. Sa e vështirë është të motivosh skuadrën për ndeshjen me Teutën?

Ka 2 aspekte që i ngjajnë njëra-tjetrës. Skuadra ka marrë një shuplakë nga barazimi me Lushnjën. Ne e kemi për detyrë të japim maksimumin çdo ndeshje. E dimë që është ndeshje e vështirë, Teuta ska çfarë të humbasë, por edhe ne. Secili ka objektivat e tij.

A besoni në rezultate pozitive në 5 javët e mbetura?

Është gjithçka e mundur. Lojtarët aty janë. Përveç një dëmtimi që la jashtë për 2 ditë, Edgar Çanin, i cili nuk do të jetë në dispozicion për nesër. Kemi shumë lojtarë që do të japin maksimumin dhe insistoj që ne jemi ai ekip që morëm 5 rezultate pozitive rresht. Duhet t’i marrim ndeshjet 1 nga 1 dhe nëse ne i marim rivalëve maksimumin e pikëve, atëherë edhe objektivi është më se i arritshëm.

Si mund të luhet pa tifozë?

Është minus i madh pa tifozërinë, por duhet të bëjmë të pamundurën që ta kthejmë këtë tifozëri me një fitore nesër. Klubi do të bëjë të pamundurën që në ndeshjen e ardhshme ata të jenë të pranishëm në stadium kundër Vllaznisë.

Kur mund të jetë në fushë Fejzullahi?

Fejzullahi është duke u përmirësuar, por unë besoj në këndvështrimin tim se nuk është në gjendjen që unë e njoh. S’dua ta vë në vështirësi pasi nuk është në gjendjen e tij maksimale. Nëse në ndonjë sfidë, ai do na duhet duke ia ditur më së miri ciliësitë e tij, atëherë jam i detyruar ta aktivizoj. Kjo është ajo që unë kam menduar gjithmonë, që në të mirë të skuadrës duhet të sakrifikojmë të gjithë. Megjithatë, përveç rezultatit mendoj të mbaj gjallë edhe formën e lojtarëve. Të gjithë janë profesionistë dhe do të japin maksimumin për skuadrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"