Dalipi e pret golin nga “ajri”, në Kukës do shfrytëzohet shtatëlartësia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 11:20

Dalipi e pret golin nga “ajri”, në Kukës do shfrytëzohet shtatëlartësia

Partizani u ka dhënë fund përgatitjeve për Kukësin me një seancë të zhvilluar gjatë paradites së djeshme dhe pasdite janë nisur drejt verilindjes. Në seancën e fundit, të kuqtë kanë praktikuar disa skema loje. Ajo që ra në sy ishte vënia e theksit te goditjet standarde dhe krosimet nga krahët, pasi goli pritet të vijë nga “ajri”.
cani-2-470x313
Trajneri Dalipi kërkon që të shfrytëzojë shtatlartësinë e lojtarëve, ndaj shpresohet që goli të vijë nga gjuajtjet me kokë në zonën e kundërshtarit. Në këtë transfertë, Partizani do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve, pasi ultrasit e kuq janë përgatitur për një transfertë masive, ku nuk mungojnë autobusët e vënë nga klubi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"