Dalipi: Duhen vepra jo fjalë, luftëtarët nuk e ulin rendimentin. Belica s’luajti sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 22:56

Dalipi: Duhen vepra jo fjalë, luftëtarët nuk e ulin rendimentin. Belica s’luajti sepse…

Një humbje 4-0, ndikuan 2 mungesat në mbrojte?

Patjetër që mungesat e bënë shumë të vështirë. Të lëvizësh shumë lojtarë në fushë nuk është e lehtë. U munduam ta plotësonim Ibrahimin me Prognin, por humbëm shumë cilësi përpara. Një minus përpara dhe mbrapa. U mundova të karikoj Atandën kur mora vesh dëmtimin e Belicës, nuk është se bëri keq, por kishte kohë pa luajtur.

dalipi

Belica dhe Gojkovicc merren vesh më mirë. Mundtë të evitoheshin në qoftë se do komunikonin do të ishin më të kujdesshëm. Jam munduar të ul euforizmin. Nuk kemi bërë asgjë.

Ajo ndjesi jo e mirë mu shfaq e sot. I thashë se do të bëjmë luftë në duelet kundër tyre me kalimin e minutave do dalim në lojën tonë. Për meritë të Kukësit, i shfrytëzuan 2 herë goditjet standarte dhe kaluan në avantazh. Lojtarët duhet ta meritojnë fanellë. Lojtarët do ta tregojnë me punë. Duhen vepra. Jo 5 javë mirë dhe 1 javë keq. Luftëtarët nuk e ulin rendimentin.

Mendon që luftëtarët do të rikthehen?

Patjetër, këtu duhet të rikthesoj, kjo është eksperienca e një trajneri të ri. Kemi një javë kohë për të përgatitur ndeshjen me Skënderbeun. Do ta çojmë skuadrën aty ku i takon. Kjo nuk ishte fytyra jonë e vërtetë.

Te goli i parë, si e kishit vendosur mbrojtjen për të markuar Gurin?

Ne kishim caktuar lojtarët më të fortë me lojtarët 1 kundër 1. Humba një pikë referimi shumë të fortë. E kisha caktuar sot me Gurin në një ndeshje të tillë. Unë u mundova t’ia lija Belicën. I porosita lojtarët që ndeshja do zgjidhej nga goditje standarte. Topi kaloi mbrapa Bathës dhe Canit dhe erdhi goli i parë. Kanë një trajner me merita. Edhe goli i dytë erdhi nga një aut, kthen një top pa pretendim dhe vjen goli. Na mungoi egërsia për të fituar çdo dot në çdo metër të fushës. Pastaj u prishën ekulibrat.

Çfarë ndodhi me Belicën. A është Atanda luftëtar sa doni ju? I keni larë duart me vendin e dytë?

Nuk dua ta demoralizoj Atandën, kishte disa ndeshje pa luajtur. Në një ndeshje të vështirë, problemet u shfaqën tek ai sot. Belica pati një problem në qafë, stafi mjekësor bëri të pamundurën, por nuk pati mundësi të luante. Nuk dua ta demoralizoj Atandën, kishte disa ndeshje pa luajtur. Në një ndeshje të vështirë, problemet u shfaqën tek ai sot. Belica pati një problem në qafë, stafi mjekësor bëri të pamundurën, por nuk pati mundësi të luante.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"