Dalipi: Dënimi i Skënderbeut nuk i shërben futbollit shqiptar, do të luftojmë deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 12:25

Dalipi: Dënimi i Skënderbeut nuk i shërben futbollit shqiptar, do të luftojmë deri në fund

Çfarë di të presim nga sfida e nesërme me Skënderbeun?

Sigurisht që është një ndeshje shume e rëndësishme, por mendoj që në të tilla ndeshje, motivimi dhe dëshira është e madhe dhe çdo lojtar e pret me padurim. Në këtë aspekt nuk mund të them asnjë për sa i përket motivimit.

Ndërsa për vështirësitë e fushës, mund të them që jemi shumë të përgatitur për të evidentuar të gjitha mundësitë e Skënderbeut duke ditur që ka në përbërje lojtarë me cilësi të mira.

dalipi

Gjatë ndeshjes nuk mjafton vetëm dëshira dhe lufta, duhet edhe cilësia teknike, momentet e mira duhet të finalizohen nga lojtarët tanë, në javët e fundit kemi vuajtur pak. Jemi përgatitur për të bërë një ndeshje të mirë, duke ditur që gjithmonë kemi bërë ndeshje të mirë, rikujtoj ndeshjen e fundit të vitit të kaluar, që fituam. Duhet të shkojmë në Korçë për të marrë një rezultat sa më të mirë.

Duke ditur që keni ndryshuar pak a shumë stilin e lojës, a ju ndihmon terreni i stadiumit “Skënderbeut”, i cili është shumë më i mirë se “Selman Stërmasi”?

Siç e thashë edhe më parë, ne kemi lojtarë të mirë dhe duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum, cilësitë e këtyre lojtarëve, siç janë Asani, Bardhi, Trashi, por edhe Progni, i cili ka luajtur shumë herë si sulmues i  dytë, apo edhe i parë.  Duke qenë të kujdesshëm si skuadër, shpresoj t’i marrim më të mirën e mundshëm këtyre lojtareve.

A ka peshë diferenca e pikëve në renditje?

Në një ndeshje të tillë, duhet edhe eksperienca. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm për të bërë sa më pak gabime dhe në ato pak mundësi që të jepen, brenda saj duhet edhe eksperienca. Në ato pak mundësi që të jepen duhet të jesh shumë efikas. Terreni i Korçës na ndihmon, duke ditur cilësitë dhe shpejtësinë e lojtareve tanë, duhet t’i marrim maksimumin.

A keni frikë për gjykimin?

Nuk dua të merrem me këtë. Kemi punuar edhe para ndeshjes me Kukësin. E përsëris që ne në kulturën tonë nuk i edukojmë lojtarët që të merren me gjykimin. Lojtarët duhet të fokusohen dhe të luajnë mirë në fushën e lojës dhe të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë, këtë anë ta lëmë mënjanë. Merret klubi me pjesën e ankesave.

Për dënimin e Bakajt me 2 ndeshje…

Nuk dua të merrem me ketë gjëra. Jemi të lodhur si unë edhe klubi. Duam të fokusohemi te fusha. Kjo nuk i shërben aspak cilësisë dhe futbollit në fushë. Dua të përqendrohem në fushë.

Për mungesat e kundërshtarëve…

“Nuk jam shumë i informuar, por sot kam marrë vesh që Lilaj dhe Jashanica janë të dëmtuar, por ata kanë lojtarë të mirë në përbërje. Ne do të përgatitemi më së miri, për të bërë një paraqitje dinjitoze. Në momente të caktuara lojtarët tanë duhet të jenë inteligjentë. Kthehen Batha dhe Trashi që janë lojtarë inteligjente dhe që dinë të menaxhojnë lojën në momente të caktuara. Me Kukësin mund ta mbronim rezultatin edhe me një lojtar më pak.

Tre ish-lojtarë të Partizanit shënuan në javën e kaluar, si Vila, Malota ashtu edhe Fili, a mendon se mund t’i duheshin Partizanit në këtë gjëndje?

Na vjen mirë që kanë shënuar, e kanë bërë edhe te ne. Ndaj edhe kanë ikur atje ku janë, që të japin më të mirën, për atë që dijnë të bëjnë më mirë.

Si do të zgjidhjet çështja e pjesëmarrjes së Europës?

Do luftojmë deri në fund. Matematika na lejon. Pikët janë dhe duhet të marrim sa më shumë për të arritur objektivin.

A e shikoni Skënderbeut jashtë garës, duke nisur nga dosja e UEFA-s për trukime?

Nuk dua të merrem me dënimin e Skënderbeut. Nuk i shërben futbollit shqiptar ai dënim. Gjithsesi duhet të fokusohemi te ndeshja jonë, është kyçe. Pikët që lamë me Kukësin t’i rikuperojmë, pavarësisht vështirësisë. 3 pikë janë njësoj në të gjitha ndeshjet. T’i marrim ndeshjet një e nga një.

Statistikat negative…

Duhet analizuar sezoni nga fillimi. E dini se si e nisëm kampionatin dhe ku jemi sot. Kemi bërë përmirësime dhe do luftojmë për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Do tentojmë të regullojmë finalizimin dhe të shënojmë sa më shumë Mungesa e një sulmuesi? Do bëjmë të pamundurën me këta që kemi. Në dy ndeshje Bardhi ka pasur mundësi, por nuk ka shënuar. Shpresoj ta bëjë me Skënderbeun.

Një koment për sulmin e shëmtuar ndaj trajnerit Gjoka në Shkodër?

E njoh shumë ambientin atje dhe për aq sa kam luajtur kam kaluar mirë. Jam i surprizuar. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla, siç ndodhi me Nestin. Nuk e prish dot imazhin e Shkodrës një individ i caktuar. Ne e dimë traditën e Vllaznisë së madhe. Bashkohemi me vështirësinë e trajnerit Gjoka dhe uroj të mos përsëriten më ngjarje të tilla.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"