Dalin përgjigjet e tamponëve të Napolit, zbulohet çfarë ndodh me Rrahmanin dhe Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 14:45

Dalin përgjigjet e tamponëve të Napolit, zbulohet çfarë ndodh me Rrahmanin dhe Hysajn

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani ka kaluar koronavirusin. Lajmi u dha ng klubi i Napolit, ku saktësohet se analizat në klinikën “Pineta Grande” treguan se qendërmbrojtësi rezultoi negativ me ‘COVID’. Nga ana tjetër,Elseid Hysaj, pasi rezultoi negativ në tamponin e bërë në Shqipëri, tani do bëjë një tjetër tampon në Itali.


elsi5

“Rrahmani rezultoi negativ për COVID-19 në tamponin e fundit. Ai përfundoi vizitat në klinikën ‘Pineta Grande’ me doktor Elpidio Pecelan dhe mbështetjen e mjekut Di Pako. Rrahmani do t’i kthehet stërvitjes nesër”, shkruhet në njoftimin e Napolit.

Nga ana tjetër, Hysaj u infektua me koronavirus më 17 nëntor, një ditë para se Shqipëria të luante ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"