Dalin në treg biletat për ndeshjen Shkëndija-Milan, pika shitjeje dhe në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 14:45

Dalin në treg biletat për ndeshjen Shkëndija-Milan, pika shitjeje dhe në Tiranë

Interesi i lartë i tifozëve ka bërë që drejtuesit e Shkëndijës të nxjerrin sot në treg biletat e ndeshjes Shkëndija-Milan që do të luhet në datën 24 gusht në Shkup.

Biletat Milan Shkendija

Të gjithë mbështetësit e ekipit tetovar dhe dashamirësit e futbollit nga sot do të mund të sigurojnë një biletë për sfidën historike ndaj 7 herë kampionëve të Europës.

Shkendija Milan

Shitja e biletave fillimisht do të nisë online në rrjetin “Mktickets”, në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës dhe te kioska Monako në Tetovë, ndërsa ditët në vijim pika shitje do të hapen edhe në Shkup, Tiranë e Prishtinë për të cilat do të ketë një njoftim të dytë edhe në ditët e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"