Dalin në shitje biletat për sfidën Maqedonia e Veriut – Kosovë, FFM merr vendimin e papritur për qytetet ku jetojnë shqiptarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 23:43

Dalin në shitje biletat për sfidën Maqedonia e Veriut – Kosovë, FFM merr vendimin e papritur për qytetet ku jetojnë shqiptarët

Ka nisur ditën e sotme shitja e biletave për ndeshjen Maqedonia e Veriut – Kosovë, e vlefshme për play-off-in e Ligës së Kombeve. Ky takim do të zhvillohet në datën 26 mars, në stadiumin e Shkupit.

11111-696x464

I çuditshëm është fakti, se biletat mund të gjenden kudo, për veç se në qytetet ku jetojnë shqiptarë si Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Strugë, duke nxjerrë edhe njëherë në pah racizmin ndaj shqiptarëve.

Frika se në stadium mund të jenë më shumë shqiptarë se sa maqedonas, ka detyruar FFM që të marrë këtë vendim. Çdo biletë do të jetë e personalizuar, teksa 1 person mund të blejë vetëm 1 biletë me 1 mjet identifikimi.

–  Biletaria e Arenës “Todor Proeski” (çdo ditë prej ora 10:00 deri në orën 18:00)

–  T.A. Globus – Ohër

–  T.A. Bran – Prilep

–  Kafe Bar “Koncept” – Strumicë

–  Simbol Kafe – Shtip

–  Literatura – Manastir

–  Kiosk Korzo – Negotinë

–  Uni Son – Veles

–  Tobako Leni  – Gjevgjeli

–  Libero Travel – Koçani

Biletat për tribunat jugore dhe veriore do të shiten me çmim prej 300 dhe 400 denarëve.

Një person mund të blejë vetëm një bilet edhe atë me paraqitjen e dokumentit për identifikim (letërnjoftim me afat apo pasaportë).

Çdo bilet do të jetë i personalizuar (me emër dhe mbiemër të blerësit).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"