Dalin në shitje biletat e finales së Superkupës së Shqipërisë, ja sa kushtojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 22:29

Dalin në shitje biletat e finales së Superkupës së Shqipërisë, ja sa kushtojnë

Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Tirana-Vllaznia, për herë të parë në historinë 33-vjeçare të këtij kompeticioni, do të luhet më 7 dhjetor. Ky duel do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, në orën 19:00, ndërkohë që ditën e sotme FSHF ka bërë me dije se kanë dalë në shitje biletat.

VLLAZNIA TIRANA

Për sa i përket çmimeve ato variojnë nga 500 lekë deri në 5000 lekë. Biletat mund të blihen në “Air Albania” stadium si dhe në stadiumin “Selman Stërmasi”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"