Dalin emrat e parë, ja kush mund të marrë vendin e Ahmatajt nëse ikën nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 13:18

Dalin emrat e parë, ja kush mund të marrë vendin e Ahmatajt nëse ikën nga Tirana

Julian Ahmataj qëndron apo largohet. Kjo do të shihet në orët në vijim. Gjithsesi, duke lënë pas hamendësimet e mundshme, nëse Julian Ahmataj dhe Refik Halili ndajnë rrugët, në lojë janë tri kandidatura për të drejtuar Tiranën. 

Devolli

Si fillim, është Bledar Devolli, që ishte një nga ata që humbi mundësinë javë më parë.

I dyti në listë mbetet Sulejman Starova. “Bobi” është njohje e vjetër e bardhebluve. Tani është i lirë dhe mund të ketë shansin për të drejtuar Tiranën.

Starova

I treti është Mirel Josa, dy vite më parë në maj ishte në stolin bardheblu, por Tirana e atij viti ra nga kategoria. Gjithsesi, si Devolli e Starova, edhe Josa ka shanse të ulet në stolin bardheblu, gjithmonë nëse ikën Ahmataj.

Mirel Josa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"