“Dalim më të fortë pas kësaj situate”, Ceferin letër falenderimi FSHF: Do jemi pranë jush

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2020 | 16:21

“Dalim më të fortë pas kësaj situate”, Ceferin letër falenderimi FSHF: Do jemi pranë jush

Presidenti i Qeverisë Europiane të Futbollit, UEFA, z.Aleksander Čeferin, ka dërguar një letër falenderimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin dhe solidaritetin e treguar nga FSHF, në këtë periudhë të vështirë pandemike.presidenti-duka-dhe-ceferin

Një vlerësim i veçantë shkon për video-konferencën e së martës ku UEFA, bashkarisht me të gjithë anëtarët e saj morën vendime të rëndësishme në lidhje me futbollin në kontinent. Gjatë kësaj mbledhjeje në kushte të jashtëzakonshme, Presidenti Duka shprehu mbështetjen e propozimeve të kreut të futbollit evropian, dhe paraqiti angazhimin maksimal në realizimin e tyre.

“E gjithë bota e futbollit, por edhe shoqëritë tona do të dalin më të forta pas pandemisë. Unë e di që kjo situatë nuk është e lehtë në disa prej shteteve të prekura, por së bashku do tia dalim. Ne do të jemi pranë secilës federatë në këtë kohë të vështirë”, theksoi Presidenti Čeferin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"