Daliç: Ronaldo një egoist, s’do e doja kurrë në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 10:42

Daliç: Ronaldo një egoist, s’do e doja kurrë në skuadër

Zlatko Daliç, trajneri i kombëtares kroate, mbron kapitenin e tij Luka Modriç, i shpallur lojtari i vitit nga UEFA dhe sulmon Kristiano Ronaldon.

zlatko dalic

“Nuk ia vlen që unë të flas. Mungesa e tij në ceremoninë e UEFA-s dhe ato komente që çmimin e fitoi Modriç tregojnë atë që unë e them prej kohësh: Ronaldo është një egoist dhe nuk do ta doja kurrë në skuadrën time. Është ai lloj lojtari që mendon vetëm se ‘nuk ka rëndësi nëse humbasim, e rëndësishme është që unë të shënoj'”, thotë Daliç, i cili zbuloi se ishte surprizuar nga tërheqja e Manxukiçit nga kombëtarja, pasi vetëm 24 orë përpara vendimit kishte folur me të dhe nuk i kishte thënë asgjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"