Daliç: Reali nuk e trajtoi mirë Modriçin, kur humbisnin ua vendosnin fajin të huajve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 20:25

Daliç: Reali nuk e trajtoi mirë Modriçin, kur humbisnin ua vendosnin fajin të huajve

Trajneri Zllatko Daliç bëri një përfaqësim dinjitoz në kupën e botës me Kroacinë dhe gjithmonë ka qenë i përfolur jo vetëm për suksesin e tij, por edhe për deklaratat e tij të bujshme. Tekniku në konferencën për shtyp para ndeshjes që kombëtarja e tij do të luajë përballë Spanjës ka mbrojtur futbollistin Luka Modriç.

zlatko dalic

“Kur humbasin te Real Madrid, ia faturojnë fajin gjithmonë futbollistëve të huaj. Në fillim me Modriç e tani me Toni kros, kjo është mënyra e tyre. Luka Modric ka shkëlqyer për një vit dhe është normale të mos shkëlqejë por ai mbetet futbollisti më i mirë në botë aktualisht” tha trajneri Zllatko Daliç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"