Daliç: Ndaj Anglisë na motivoi arroganca e tyre, po shpallemi kampionë bote por nuk kemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 16:32

Daliç: Ndaj Anglisë na motivoi arroganca e tyre, po shpallemi kampionë bote por nuk kemi…

Ora 22:20 dhe ora 22:37. Në të parën u shënua goli i Manxukiçit dhe në të dytën Çakër sinjalizoi fundin e ndeshjes. Janë orët që Departamenti kroat i Gjeofizikës ndjeu lëkundjet e vendit pas festës së çmendur që shpërtheu 1900 km larg Moskës, në Zagreb.

Zllatko Daliç nuk mundi dot t’i thoshte të gjitha pas finales dhe dje trajneri i Kroacisë u shfaq sërish i përlotur përpara gazetarëve të enjën për një orë. “Në finale mbërritën dy skuadrat më të mira”, thotë 51-vjeçari me krenari, i cili ndodhet në stolin e “Vatreni”-t prej 7 tetorit, pak përpara “play-off”-it kundër Greqisë.

zlatko dalic

A ishte arroganca e Anglisë motivim shtesë për Kroacinë?

Mendoj se merituam të fitonim. Ishim skuadra më e mirë në pjesën e dytë dhe shtesë. Ne i respektojmë gjithnjë kundërshtarët dhe presim ta bëjnë edhe ata. Ndoshta skuadra angleze dhe media nuk treguan shumë respekt ndaj nesh. Ky mund të ketë qenë një motivim ekstra.

A e meriton Modriç “Topin e Artë” dhe a mund ta ndalë Kante?

Nuk kam frikë për bllokimin e Modriçit, sepse kemi zgjidhje të tjera. Por do jem i lumtur nëse Luka fiton për atë që ka arritur në karrierë me klubin dhe kombëtaren. Mendoj se e meriton për ndeshjet e tij këtë Botëror. Mesi për mua është ende lojtari më i mirë në botë, por të gjitha këto skuadrat favorite shkuan shumë shpejt në shtëpi.

Po lodhja?

Sa më shumë që luajmë, aq më të fortë bëhemi. Jemi i vetmi ekip i Botërorit që thuajse do bëjmë 8 ndeshje këtë turne. Ky është motivim.

Çfarë mund të thoni për Francën?

Në finale kanë ardhur dy ekipet që e kanë merituar. Kjo do të jetë ndeshja më e fortë deri tani. Ata kanë treguar se janë të rrezikshëm, kanë lojtarë shumë të shpejtë dhe duhet të jemi të kujdesshëm.

Cilët janë figurat që kanë ndikuar në karrierën tuaj?

Mentori im ishte Çiro Blazeviç, por me sa duket këtu e kam kaluar. Jam i nderuar që kam pasur mundësi të mësoj prej tij. Është mirë të mësosh prej të tjerëve, por të ndërtosh edhe stilin tënd dhe të besosh tek ai. Unë u jam mirënjohës të gjithëve atyre që më kanë mësuar, por përfundimisht kam ndërtuar stilin tim.

Mund të dimë se cila do të jetë 11-shja të dielën?

Së pari, nuk e di kush do të jetë gati. Kemi 22 lojtarë dhe kushdo të luajë, nuk do të luajë keq. Skuadra e fizioterapistëve po punon.

Po afron Liga e Kombeve, a duhet përmirësuar infrastruktura në Kroaci?

Kur Anglia të vijë të luajë ndaj nesh në kualifikueset e Europianit të ardhshëm, ne nuk kemi as një stadium të përshtatshëm për ndeshjen. Kjo është një tjetër arsye përse jemi një mrekulli.

Festuan lojtarët pas kualifikimit?

Normalisht që festuan pak. Por unë nuk i kontrolloj se çfarë bëjnë. Kam besim tek ata dhe ata e dinë mirë se cila është më e mira për ta.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"