“Dal dhe stërvitem individualisht”, flet Adili: Vllaznia do të ngjitet lart, shpresoj që situata aktuale të kalojë shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 12:49

“Dal dhe stërvitem individualisht”, flet Adili: Vllaznia do të ngjitet lart, shpresoj që situata aktuale të kalojë shpejt

Mevlan Adili prej dy javësh është larguar nga Shkodra ku aktivizohet me Vllazninë, për të qëndruar pranë familjes së tij në Shkup.Adili55

Lojtari vazhdon të stërvitet individualisht, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi për “TV Rozafa” është shprehur se shpreson që gjithçka të rikthehet shumë shpejt në normalitet dhe të bashkohet me ekipin. “Për fat të mirë gjendja në Maqedoninë e Veriut nuk është si në Itali apo si në disa vende të tjera. Virusi nuk ka përhapje të madhe dhe kjo na ka bërë të kemi mundësinë të dalim përjashta dhe të bëjmë stërvitje individuale.

Unë stërvitem në një kodër që kam këtu afër shtëpisë, në mënyrë që të mbaj trupin ën formë. Jemi në pritje të lajmeve nga Shqipëria për normalizimin e situatës dhe të bashkohemi me të gjithë ekipin. Nga ajo që po shikoj do të kalojë edhe një kohë e gjatë, që të kthehet gjithçka si më parë. Gjatë dy muajve në Shkodër kam përshtypje pozitive. Dua të falënderoj të gjithë për pritjen e ngrohtë që më kanë bërë duke u ndjerë si në shtëpi.Adili5

Kam përshtypje të mira për Vllazninë, sepse është një klub me histori ka kushte të mira për tu luajtur, ndoshta jo çdo gjë e mirë për tu stërvitur, por besoj se në të ardhmen do të rregullohet gjithçka.

Rreziku i rënies? Vllaznia nuk ka ekip për tu rrezikuar. Kemi një grup me lojtarë të mirë dhe punojmë me seriozitet dhe në të ardhmen shpresoj të kemi më shumë fat. Besoj se Vllaznia do të ngrihet lart në renditje, duke shpresuar që kjo pauzë të mos ndikojë për keq.”, u shpreh Adili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"