Daku i papërmbajtshëm, Ballkani mposht Drenicën e Bledar Devollit dhe marshon në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 15:35

Daku i papërmbajtshëm, Ballkani mposht Drenicën e Bledar Devollit dhe marshon në krye

Ballkani i Ismet Munishit, vijon serinë e rezultateve pozitive në Superligën e Kosovës. Skuadra nga Suhaerka, mposhti Drenicën e Bledar Devollit me rezultatin 1-2 në sfidën e vlefshme për javën e 14-të.

Ballkani-600x360

Protagonist në këtë përballje ishte goleadori kosovar, Mirlind Daku, i cili në minutën e 29-të, realizoi një gol mjaft të bukur me një predhë nga distanca. Më herët, Ballkani kishte realizuar me Krasniqin, i cili tundi rrjetën në minutën e 3-të.

Vendasit e Drenicës, provuan të surprizonin duke realizuar në minutën e 89-të me Bejten, por vetëm kaq, pasi ishin suaharekasit, ata që në fund u larguan nga fusha me 3 pikë duke thelluar diferencën e pikëve në +5 nga Drita e vendit të dytë që ka një ndeshje më pak. Për sa i përket Dakut, me golin e realizuar sot, sulmuesi 22-vjeçar, u ngjit në kuotën e 19 golave.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"