Dajës i prishen planet, transferimi i Dejvi Bregut drejt dështimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2017 | 10:36

Dajës i prishen planet, transferimi i Dejvi Bregut drejt dështimit

Ditët e fundit janë shtuar gjithmonë e më shumë zërat se Skënderbeu ka bllokuar tashmë Dejvi Bregun për sezonin e ardhshëm. Por duket se, pas moskualifikimit të Luftëtarit për në Europë, vendin e të cilit e ka zënë Tirana, ky transferim edhe mund të dështojë.bregu-vangjeli-470x313

Klubi gjirokastrit, me sa duket, ka vënë veton për të mbajtur talentin vlonjat, i cili tashmë mund të largohet vetëm jashtë vendit. Një vendim ky që ka ardhur menjëherë pas ndeshjes së Kupës, ku Tirana siguroi biletën për në Europë dhe Luftëtari mbeti jashtë.

Bregu shihej prej kohësh nga bardhekuqtë si alternativë për të mbyllur hapësirën që do të lërë bosh Liridon Latifi, i cili pritet të largohet nga Skënderbeu pas tureve eliminatore të Europa Ligës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"