Daja: UEFA na ka dënuar një herë, Tirana si gjithë ekipet e tjerë të mëdhenj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2017 | 21:14

Daja: UEFA na ka dënuar një herë, Tirana si gjithë ekipet e tjerë të mëdhenj

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, në një intervistë të dhënë për “Supersport”, ka folur për finalen e nesërme të Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”. Ai e ka cilësuar trofeun si objektivin e vetëm të korçarëve dhe gjithashtu ka injoruar zërat që flasin për një tjetër dënim, këtë radhë nga Komisioni i Etikës.

daja

Për finalen e Kupës

“Objektivi ishte titulli por tashmë duhet të futemi në fushë me objektiv fitoren në Kupë. Nuk do të jetë e lehtë, nuk duhet të mendojmë që Tirana është në gjendje të rënduar psikologjike. Do të jetë një përballje e fortë.”

Për mungesat e titullarëve

“Unë stërvit një grup që ka mendësi fituesi. Kam një skuadër që i bën të mos ndihen mungesat e Lilajt, Osmanit dhe Salihit. Skënderbeu është skuadër që mungesat e rëndësishme nuk i reflekton.”

Për një dënim të mundshëm nga Etika

“Jemi të gjithë të fokusuar sa asnjë gjë tjetër nuk na shkon në mendje. Skënderbeu e ka marrë njëherë dënimin nga UEFA.”

Për rënien e Tiranës

“Si ish-trajner i Tiranës, më vjen shumë keq që Tirana ra nga kategoria, por kjo ka ndodhur edhe me ekipe të mëdhenj të tjerë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"